Mitrovica ka grumbulluar 41, 700 euro për mamograf

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 15:55 | Nga

Fushata për grumbullimin e fondeve për blerjen e mamografit ka filluar me iniciativën e OJQ “Mundësia” në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, si një nevojë që edhe Mitrovica të ketë një aparat të tillë.

Në këtë drejtim Komuna e Mitrovicës ka dhënë një kontribut të madh duke siguruar 19,700 euro dhe deri më sot janë grumbulluar 41,700 euro.

Kryetari i Mitrovicës , Agim Bahtiri, u takua sot me drejtoreshën e OJQ ” Mundësia”, Hasime Tahiri, në lidhje me sigurimin e mjeteve të nevojshme për mamografin digjital. Me këtë rast ata biseduan edhe për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në ato fusha ku ka mundësi më të mëdha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme