Që nga e marta Komuna e Mitrovicës ka mbeti pa drejtor të arsimit.
Pajazit Hajzerit, që mbante këtë post, rreth mesditës të së martës i shkoi vendimi për shkarkim.
E vet Hajzeri thotë se u shkarkua pa asnjë arsye.
Ai është i bindur se shkarkimi i tij u bë pasi raportoi për shumë parregullësi në shkollat e Mitrovicës. Sidomos problemet me drejtorët e këtyre shkollave.
Shumica e këtyre të fundit sipas Hajzerit janë të anëtarësuar në AKR, parti të cilës i përketë edhe kryetari Agim Bahtiri.
Hajzeri i ishte akuzuar për punësime familjare, mirëpo ai e mohon të ketë bërë një gjë të tillë.
Por sipas tij gruaja e tij nuk është paguar ekstra për atë post por vetëm e ka përmbushur normën.
Hajzeri që u bë drejtor pas koalicionit të AKR-së me LDK-në në këtë komunë, ka thënë se së shpejti edhe partia e tij, LDK-ja do të dali me një qëndrim lidhur me këtë çështje. (KlanKosova)