Mitrovicasi ishte me të dashurën, sulmohet nga ish-bashkëshortja dhe vajza e tij

Prishtinë | 30 Mar 2024 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Një person ka lajmëruar policinë se derisa ishte me të dashurën e tij është sulmuar nga ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, rreth orës 16:50.

“Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 29.03.2024 – 16:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij). Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.

Gjithashtu, policia njofton se gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Të ngjashme