Mitrovicë: Arrestohen e më pas lirohen të dyshuarit për tentim vrasje

Mitrovicë | 30 Nën 2016 | 12:59 | Nga

Policia në Mitrovicë, ka arrestuar e më pas ka liruar dy meshkuj shqiptarë.

Të arrestuarit shqiptarë ngarkoheshin me dyshimet se të njëjtit kanë sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull, shqiptar poashtu.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima në fjalë ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Autoritetet policore raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një sëpatë, një kaçavidë, dy shkopinj druri, një mjet i prehtë dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme