Mitrovicë e Veriut, një burrë dyshohet që rrahu bashkëshorten dhe fëmijët

Prishtinë | 06 Maj 2024 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Të dielën në Mitrovicë të Veriut një person dyshohet t’i ketë rrahur gruan dhe fëmijët e tij.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij (djalë e vajzë) kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Të ngjashme