Ekonomia Online
FUNDIT

Mitrovicë: Fshati Shupkovc dhe një pjesë e Rekës mbesin pa ujë

Mitrovicë: Fshati Shupkovc dhe një pjesë e Rekës mbesin pa ujë

Në fshatin Shupkovc dhe në një pjesë e fshatit Rekë në Mitrovicë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se deri tek ndërprerja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të gypit furnizues, përcjell Klankosova.tv. “Si pasojë e shpërthimit të gypit furnizues në fshatin Shupkofc, është ndërprerë furnizimi […]

Në fshatin Shupkovc dhe në një pjesë e fshatit Rekë në Mitrovicë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se deri tek ndërprerja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të gypit furnizues, përcjell Klankosova.tv.

“Si pasojë e shpërthimit të gypit furnizues në fshatin Shupkofc, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për fshatin Shupkovc dhe një pjesë të fshatit Rekë”.

“Sanimi i defektit do të filloj nesër, pasi që sot nuk është e mundur të intervenohet si pasojë e vërshimit nga rrjedhja e ujit gjatë natës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme