Mitrovicë, kompania e pastrimit nuk i mbledh mbeturinat që pesë ditë

Mitrovicë | 05 Jan 2018 | 12:20 | Nga

Kompania e pastrimit “Uniteti” në Mitrovicë, nuk ka dalë që t’i mbledhë mbeturinat këtë javë.

Pamjet në fotografitë më poshtë janë në lagjen “Tuneli i Parë” në Stanterg.

Dita e hënë ka qenë dita në të cilën kjo kompani është dashur që t’i mbledhë këto mbeturina, ndërsa kanë kaluar pesë ditë që kur kjo nuk ka ndodhur.

Si pasojë e Vitit të Ri, mbeturinat janë në sasi më të madhe se sa zakonisht, ndërsa banorët i kanë lënë kontejnerët e tyre në vendin ku “Uniteti” i ka marrë deri tash.

Mosmbledhja e mbeturinave ka bërë që qentë dhe macet të vijnë rrotull për t’i shkapërderdhur./Klan Kosova.

Të ngjashme