Mitrovicë: Kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive për shkak të pishave

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 13:22 | Nga

Përfaqësuesit e lagjeve te Kçiqit të Madh dhe të Vogël kanë protestuar sot para Komunës së Mitrovicës për të kundërshtuar ndërtimin e disa shtëpive, meqë me këtë rast janë dëmtuar disa pisha 30-vjeçare.

Protestuesit deklaruan se nuk do të pajtohen kurrë me vendime të tilla, të cilat bien ndesh me ligjin për mbrojtjen e mjedisit e ku parashihet mbrojtja e pyjeve.

Në lidhje me këtë çështje, kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, deklaroi se këtë projekt do ta çojë deri ne fund pasi sipas tij këtë gjë ai e ka premtuar dhe asambleistët e kanë votuar.

“Aty do të ndërtohen disa shtëpi për familjet në nevojë. Ndërtimin e tyre do ta bëjnë disa donatorë humanitarë dhe toka për të cilën këta po protestojnë është komunale”, ka sqaruar Bahtiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme