Prapa dyerve të mbyllura po mbahet Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Mitrovicë.
Ajo që njihet si një nga degët e tensionuara të LDK-së po synohet të udhëhiqet nga dy rivalë njerëzit e të cilëve më 19 maj, kur po mbaheshin zgjedhjet në një nëndegë të kësaj partie kishin eskaluar në rrahje.