Qytetit të Mitrovicës dhe rrethinës, për pak orë pritet t’i kthehet furnizimi më ujë të pijshëm.
Kështu sipas zëdhënësit të ujësjellësit rajonal, Niman Baliu, marrin fund avaritë në furnizim me rrymë, që për tri ditë kanë shkaktuar ndërprerjen e furnizimit.
Ai në një deklaratë për Klan Kosovën tha se prodhimi i ujit tashmë po bëhet me kapacitet të plotë.
Duke u arsyetuar se telashet ishin në natyrës teknike nga fusha e furnizimit me rrymë që u konfirmuan edhe nga zyrtarët e KEDS, Baliu ka shfaqur keqardhje për situatën dhe ka krijuar mirëkuptim nga qytetarët.