Mjedisi, top prioritet i votuesve evropianë

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Fokusi kryesor i të zgjedhurve të rinj të Parlamentit Evropian do të duhet të jetë mbrojtja e mjedisit.

Kjo është nxjerr nga një sondazh që është bërë me mbi 100 mijë njerëz, shkruan Euronews.

72 përqind e respondentëve kanë thënë se mjedisi i shëndetshëm është çështja kryesore, karshi 68 përqind  e atyre që kanë thirru për një sistem të drejtë ekonomisë dhe taksave.

Migracioni dhe papunësia kanë qenë tepër poshtë, me 38 përqind, respektivisht 33.

‘Change.org’ një platformë e fushatave ‘online’ ka bërë analizën e 135 mijë e 431 votuesve nga Polonia, Spanja, Italia dhe Franca. Këto rezultate nuk janë matur nga përzierja e grupeve demografike dhe sociale në të gjithë BE-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme