Mjedisi, ujërat, arsimi dhe përfaqësimi gjinor, diskutohen në “Javën për Zhvillim të Qëndrueshëm”

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 11:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW), Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), kanë mbajtur diskutimin “5 Fjalime për Qëndrueshmërinë: Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”, raporton EkonomiaOnline.

Mendim Rugova, Koordinator Nacional për Klimë prezantoi me temën “adresimi i çështjeve klimatike”, ku konstatoi se ka pasur trend të rritjes së temperaturave nga viti në vit, poashtu edhe të reshjeve pavarësisht ngritjes së temperaturave.

“Rritja e temperaturave vazhdon çdo vit më shumë, tek të reshurat në vitet e 80-90 është një rënie e të reshurave, edhe të reshurat e kanë një trend të rritjes. Nga vitet 2007 temperaturat janë gjithmonë më të larta, se normalja, te të reshurat ‘80-2000, ka pas rënie të reshjeve por pas vitit 2000 ka trend të rritjes”, tha ai.

Baton Begolli, këshilltar për politika ujore në zyrën e Kryeministrit, theksoi para të pranishmëve se Kosova nuk qëndron mirë me ujëra, dhe konsiderohet si vend me “stres ujor” pasi ujërat burojnë në Kosovë dhe dalin në vende tjera.

“Kosova i ka 4 pellgje të gjitha burojnë në Kosovë 95 burojnë këtu, krejt ujërat tona nisin këtu dhe dalin jashtë. Kosova i ka sot 1600 m3 ujë, konsiderohemi me ‘stres ujor’ më së miri qëndron Drini i Bardhë”, tha ai.

Zana Hoxha Krasniqi- nga Artpilis/Femart, tha se është e nevojshme që për një zhvillim të qëndrueshëm të ketë përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave.

“Jam aktiviste e të drejtave të grave në Kosovë. Për mua është e rëndësishme të them se nuk ka përfaqësim grave nëse nuk ka përfaqësim të barabartë në mes të burrave dhe grave. Jemi një nga vendet prj në prej rrjetit më ndikues të grave  në ballkan”

Rinora Gojani nga Balkan Green Foundation prezantoi me temën “Edukimin për zhvillim të qëndrueshëm”, duke shpjeguar para të pranishmëve se zhvillmi i qëndrueshëm nuk ka të bëje vetëm me mjedis.

“Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm shihet si frymë si filozofi si sillemi si veprojmë dhe si e ngërthejmë në vete atë” Zhvillimi i qëndrueshëm nuk ka të bëjë vetëm me mjedis me investimet në komunitet, industrinë mirëpo ka të bëjë me një gamë shumë më të madhe, në atë se çka na rrethon”, tha ai.

Zyrtarë, ekspertë, aktivistë dhe organizata te shoqërisë civile, do të janë të pranishëm për të diskutuar tema si ndotja e ajrit, menaxhimi i ujërave dhe mbeturinave, tranzicioni i energjisë, ndryshimet klimatike dhe shumë tema të tjera.

Të ngjashme