Mjekja e diplomuar në Itali zgjedh të ushtrojë profesionin në Shqipëri

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 11:51 | Nga

Mjekë me eksperiencë në spitalet evropiane vijojnë të zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre.

Një ndër këta mjekë është edhe dr. Bianka Shima, e diplomuar për Mjekësi dhe Kirurgji pranë Universitetit “La Sapienza” në Romë, Itali me rezultate të shkëlqyera.

Ka marrë titullin Mjeke Specialiste Onko-Radioterapeute pas përfundimit të specializimit afatgjatë 5-vjeçar në Radioterapi Onkologjike pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “La Sapienza”, Policlinico “Umberto I” në Romë.

Si mjeke specialiste në Radioterapi Onkologjike, me një eksperiencë formimi dhe pune disa vjeçare në Romë dhe aktualisht në QSUT, dr.Shima ka realizuar trajtime të pacientëve onkologjikë edhe të moshës pediatrike, nëpërmjet teknikave më të avancuara në fushën e Radioterapisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme