Mjeku kujdestar në Emergjencë: Tre të plagosurit, në gjendje të rëndë

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 18:24 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur gjatë një konflikti të armatosur në “Lagjen e Spitalit”.

Vdekjen e njërit nga të plagosurit e ka konfirmuar për EkonomiaOnline edhe mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku.

Ai ka thënë se gjendja e tre personave të tlerë të lënduar mbetet e rëndë.

“Edhe për kundër masave të ranimimit, në Qendrën Emergjente, njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Tre të tjerët janë në gjendje të rëndë, ku njëri prej tyre është në sallë operative dhe dy të tjerët po përgatiten për operacion”, ka thënë ai.

Të ngjashme