Vitet nuk e pengojnë që Halil Braha nga Vushtrria të merret me punën që e do.
Dikur ishte profesor, ndërkohë vazhdoi të ndjekë ëndrrën e tij të fëmijërisë. Qysh nga mosha 8-vjeçare ishte i dhënë pas bimëve.
Dhe që nga ajo kohë nisi të merrej me krijimin e barnave popullore.
Duke qenë në natyrë dhe duke u marrë me bimët, ai bën edhe shërimin e shumë sëmundjeve.
Madje, ai thotë se ka pasur raste kur e ka shëruar edhe kancerin e jashtëm.