Konflikti për pronën shkaktoi viktimën e radhës në vendin tonë, ku i vrarë mbeti mjeku Ilir Aliaj.
Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e një konflikti për pronën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:40 mbrëmjen e së premtes, në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Shkodrës.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se ka i vrarë ka ngelur mjeku Ilir Aliaj, dhe se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar, Dritan Ymeraj.
Gjithashtu bëhet e ditur se fqinjët kishin patur edhe më herët debate mes tyre për një shtesë që po ndërtohej mbi katin e tretë të pallatit ku jetonin Aliaj dhe Ymeraj.
Sipas policisë së Shkodrës, konflikti ishte rritur më shumë mbrëmjen e një nate më parë, ku pas debatit me tone të ashpra, Ymeraj ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Aliajt.
Në këto momente i pranishëm ka qenë edhe djali i viktimës. Forca të shumta policie dhe FNSH e Shkodrës mbërritën në vendngjarje, ku nisen hetimet dhe u vunë në kërkim të autorit.
Familjarët e Ilirit dhe fqinjët deklaruan se autori i ngjarjes ishte larguar menjëherë me automjetin e tij, por policia kishte dyshime se ai ndodhej në banesë. Si pasojë policia e Shkodrës kërkoi përforcimet e forcave RENEA nga Tirana.
“Ardhja e tyre shënoi plot 5 orë kërkime dhe thirrje në banesën e autorit të dyshuar që jetonte i vetëm për dorëzim, por në fund rezultoi se ato kishin qenë të kota, pasi ai nuk ndodhej brenda.
Orët e pritjes dhe përqendrimi i policisë përreth banesës i kanë dhënë mundësinë këtij të fundit të largohej edhe më shumë vendit të ngjarjes për t’iu fshehur forcave policore”, ka njoftuar policia.
Sipas raportimeve të familjarëve dhe fqinjëve, viktima Aliaj dhe autori i dyshuar Demiraj kishin patur disa herë debate të forta mes tyre rreth shtesës në pallatin parafabrikat, i cili prej tyre ka pësuar ndryshime duke i shtuar 1 kat më shumë, e ku mjeku Aliaj kishte programuar shtimin edhe të katit të katërt.
Këtu mësohet se ka qenë edhe zanafilla e konfliktit mes palëve që degjeneroi mbrëmjen e së premtes në përdorimin e armës duke lënë të vdekur mjekun Aliaj.