“Mjeshtra” të mashtrimit, si i zhduknin gjurmët call centerat në Shqipëri

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Një aksion ndaj Call Centerave që mashtronin qytetarët me bursa dhe kriptomonedha, u zbuluan pak ditë më parë ne Shqipëri nga forcat shqiponja, nën drejtimin e SPAK.

Aksioni u zhvillua në tre qytetet të vendit, Tiranë, Vlorë dhe Elbasan në bashkëpunim me policinë spanjolle.

Bëhet me dije se për ti shpëtuar hetimeve dhe për të humbur gjurmët subjektet e identifikuara si call-centera, kanë ndryshuar vendndodhjen dhe emrin disa herë brenda një viti.

Gjithashtu një mënyrë tjetër ishte të pezullonin punën përkohësisht ose të ato shkriheshin në një.

Zbulimi i tyre u arrit nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm nga Prokuroria e Posaçme, e cila arriti të lokalizonte 6 baza ku kryheshin telefonata mashtruese në drejtim të Spanjës.

Nga hetimet shqiptare u vu në pranga shtetasja Irisa Puca dhe Adrian Korriku, megjithatë hetuesit nuk shkuan dot drejt 6 shtetasve të konsideruar si organizatorë të cilët, u shpallën në kërkim. Tre prej të cilëve me urdhra ndërkombëtar-arresti.

Gjithashtu me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, policia arrestoi shtetasit Bernardo Saraçaj dhe Erindi Pysqyli, ky i fundit që prej vitit 2016 me një aktivitet të pasur në shërbimet call-center dhe konsulenca biznesi online.

Gjatë operacionit të koordinuar nga Eurojust mes 8 vendeve u vu në pranga një tjetër person në Gjeorgji, teksa hetuesit sekuestruan mijëra Euro para kesh dhe përllogaritën fitimet në çdo tre muaj të organizatës kriminale në miliona Euro.

Të ngjashme