Mjeshtri Maxim Vengerov dirigjon koncertin e Filarmonisë së Kosovës

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 15:20 | Nga Alban♪7 Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Filarmonia e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me koncertet që do të organizohen në shënim të 20-vjetorit të Filarmonisë, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, njoftoi se më 2 shkurt në orën 20:00 do të mbahet koncerti me muzikën e Beethoven.

Mes tjerash,  Jashari tha se ndihet krenar që në këtë vit jubilar i pranishëm do të jetë edhe dirigjenti dhe violinisti më i shquar i kohës dhe një nga dirigjentët më të dalluar që ka njohur historia e muzikës në botë, mjeshtri Maxim Vengerov.

“Filarmonia fillon 20 – vjetorin e saj me koncertin e parë i cili do të mbahet me 2 shkurt në orën 20:00. Programi është fokusuara në veprat e njohura të kompozitorit Beethoven. Kemi fatin dhe privilegjin që të kemi Vengerov në Kosovë”, tha ai.

Dirigjenti e violinisti Maxim Vengerov, ka kujtuar kohën kur ka qenë në Kosovë. Siç tha ai, se kuptoi se vendi ka entuziazëm për muzikë.

“Jam i lumtur që jam në Kosovë. Faleminderit filarmonisë që po e mbështet këtë koncert. Gjëja më e mirë është e organizata e fëmijëve UNICEF kur unë kam qenë ambasador në vitin 1999  dhe kam ardhë për të ndihmuar këtu. Por interesante ishte kur erdha dhe pash fëmijë serb dhe shqiptar duke luajtur futboll. Flisnin gjithë të ndryshme por pash që muzikën e ndjejnë njësoj. Kam kujtime të mira në Kosovë. Njerëz të mrekullueshëm, të dashur”, u shpreh ai.

Violençeli nga Hungaria Laszlo Fenyo, potencoi se do të jetë një organizim i mrekullueshëm. Sipas tij e gjithë kjo pasi vendi dhe kultura e bëjnë këtë.

“Është një organizim fantastik, nuk është vetëm ku rast por është e rëndësishme se ky vend dhe kjo kulturë është e mrekullueshme. Ju meritoni më shumë. Është hera e parë në Kosovë dhe po e shijoj vendin”, tha ai.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisës. Biletat (gratis) për koncertin mund të tërhiqen nga dita e mërkurë nga ora 10:00 – 16:00 (29.01.2020) në objektin e Filharmonisë së Kosovës.

Të ngjashme