Mjet shpërthyes me postë i dërgohet edhe Obamas

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi sekret i Shteteve të Bashkuara ka zbuluar dy mjete të dyshimta të dërguara në adresën e ish-presidentit Barack Obama dhe kandidates demokratike për presidente në vitin 2016, Hillary Clinton, raporton CNN.

As Obama dhe Clinton nuk kanë pranuar pakon dhe nuk kanë qenë në rrezik nga këto pako të dyshimta, ka thënë Shërbimi Sekret.

Këto pako të dyshimta janë zbuluar gjatë një kontrolli rutinë të postës.

Pakoja që shkonte në drejtim të Obamas ishte zbuluar në Washington të mëkurën në mëngjes, ndërsa ajo për Clintonin është zbuluar në New York, të martën.

Një pako e dyshimtë të martën është gjetur edhe George Soros, miliarder amerikan.

Autoritetet janë duke hetuar nëse ka lidhje mes tre pakove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme