Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ka bërë ndarjen e çmimeve vjetore për teatër, raporton Ekonomia Online.
Juria mori vendim që çmimi vjetor për vepër jetësore t’i ndahet dramaturgut Enver Petrovci.
Ndërsa çmimi për shfaqjen më të mirë iu nda Zana Hoxhë për shfaqjen “Zgjimi i pranverës”; për regjinë më të mirë regjisores Blerta Neziraj.
Përderisa si aktroi më i mirë u shpërblye Armend Ismajli dhe çmimin për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar Shtëpia teatrore “Akt” e udhëhequr nga Mentor Zymberaj.
Ministri Çeku tha se përzgjedhja e fituese nuk ka qenë fare e lehtë dhe se po tentojnë që ta përkrahin teatrin në të gjitha mënyrat.
“Nuk ka qenë proces i lehta dhe ka pasur mjaft nominime. Ne si ministri dhe Qeveri po tentojmë me kryer detyrimin ndaj teatrit sepse ka qenë pararojë gjithmonë me premisën që teatri është reflektimi më i saktë i një shoqërie”.
“Sot është rast ceremonial dhe po dua me theksuar se ne i japim jetë zhvillimit teatror në Kosovë. Asnjëra nuk është më e rëndësishme dhe më pak e rëndësishme se tjetra me qëllim që të rrisim cilësinë e teatrit”.
Ben Apolloni, anëtar i jurisë tha se i gjithë procesi i përzgjedhjes ka shkuar mirë duke shtuar se edhe mund të kenë bërë gabime, por që kanë vendosur që të shpërblejnë ata që kanë punuar në këtë kohë pandemie.
Ndërsa Enver Petrovci, tha se ky është çmimi i parë që po e merr nga institucionet e vendit, çmim për të cilin e falënderoi ministrin Çeku, raporton EO.
“Është çmimi i parë në jetën time që ma jep Qeveria. Kam marrë çmime vërtetë, por do i kom falë do janë në bufetë e Prishtinës. Por çmimin më të madh që e kam shkruar në libër është kur shkova në pazar në Tiranë”.