MKRS-ja mbështet 4 projekte në Rahovec me 2 milionë euro

Rahovec | 28 Sht 2018 | 14:19 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Komunën e Rahovecit, ku kanë nënshkruar katër memorandume bashkëpunimi me të parin e kësaj komune: “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Rahovecit”, “Ndërtimi i Stadiumit në Ratkoc”, “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Krushë të Madhe – Komuna e Rahovecit” dhe “Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Komunën e Rahovecit”.

Ministri Gashi ka thënë se përveç nënshkrimit të këtyre memorandumeve, në bisedim me kryetarin e komunës së Rahovecit janë dakorduar edhe për projekte të tjera, raporton Ekonomia Online.

“Katër projekte të reja që do fillojnë në Rahovec janë palestra sportive në Krushë të Madhe, që ministria do fillojë shpejt punimet për këtë dhe besoj se kemi buxhet të mjaftueshëm. Shpejt do fillojmë edhe me ndërtimin e stadiumit. Është fat që Rahoveci të ketë stadium të kategorisë  të dytë. Do fillojmë edhe ndërtimin e stadiumit në Ratkoc”.

“ Me rëndësi është palestra sportive. Këtë objekt që ka pasë një fat të keq që ka fillu vite më parë dhe nuk ka përfundu deri këtë vit. Jemi të përkushtuar që këtë ta përmbyllim në vitin 2018. Ne jemi të dakorduar të ndajmë mjetet. Është fat i mirë që ky vit do të jetë vit ku do përmbyllet ai projekt”.

Po ashtu ka bërë të ditur që do të nisin edhe projekte të reja që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, raporton EO.

“Muzeu apo shtëpia e Ukshin Hotit që jemi të angazhuar që ta shndërrojmë në pikë turistike. Jemi dakordu që edhe shtëpia ku janë masakru shumë qytetarë të Krushës dhe përreth saj, ta marrim në mbikëqyrje dhe ta kemi pikë të kujtesës kolektive”.

Kryetari komunës së Rahovecit , Smajl Latifi, ka cilësuar se projektet e nënshkruara janë jetike dhe ka bërë të ditur se vlera financiare e projekteve është 2 milionë euro.

“Kemi pasur rastin të bashkëbisedojmë rreth disa projekteve me interes jetik për sportin e Komunës së Rahovecit. Përfundimin e projektit të palestrës së sportit dhe u dakorduam me të që në fund të vitit ta japim mbështetjen e plotë që të përmbyllet faza e tretë, përfundimtare e sallës së sporteve, ku do të mbështesim edhe tri projekte të tjera, stadiumi në Ratkoc, palestra sportive…”

“Vlera financiare që e mbështet MKRS-ja është 2 milionë euro. Për 2018-2019 nga katër projekte komuna ka mbështetje në vlerë 2 milionë eurosh”.

 

Të ngjashme