MKRS-ja ndan tri çmime për Dramën Origjinale Shqipe – Aktorët falënderojnë Çekun që “po e mbanë gjallë këtë konkurs”

Prishtinë | 14 Nën 2024 | 11:54 | Nga Gzim Mujaj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Katarina Josipi” për Dramën Origjinale Shqipe, raporton Ekonomia Online.

Çmimet janë ndarë për të tri dramat shqiptare të cilat u bënë të ditura nga Kushtrim Mehmeti drejtor artistik i Tetarit Kombëtar të Kosovës.

Vendi i tretë shkoi për aktorin Rinor Vitia me dramën “Zelus”, ndërsa në vend të dytë e fitoi drama e “Fridrih Fluturaku: Shifra Ubi Amor lbi Dolor” me aktor Astrit Kabashi, kurse në vend të parë iu nda aktorit Jeton Neziraj me dramën “Udhëtimi i familjes Muller në Unmikistan”.

Regjisori Fadil Hysa tha se duhet që të ju jepet hapësirë artistëve të talentuar dhe atyre që e meritojnë, kjo pasi sipas tij, është sfide që është duke u përballur Teatri.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se ministria është duke hartuar rregulloren e re për ndarjen e çmimeve në Kulture, ku sipas tij, kjo rregullore do të rregulloj gabimet që kanë pasur me herët në lidhje me ndarjen e çmimeve.

“Aktualisht është duke u hartuar rregullorja e re për çmimet vjetore në Kulturë. Është shumë me rëndësi tash që më na dhënë komente , një prej gjëra me të mira të kësaj ministrie ka qenë dhënia e këtyre çmimeve. Tani është momenti që për të korrigjuar dhe për të parë kategoritë të reja për t’i përfshirë për të marr çmime”, tha Çeku.

Fituesi i çmimit të parë, Jeton Neziri, tha se shqetësuese është mosdiskutimi i duhur për dramaturgjinë shqipe.

“Ajo çka me shqetëson që ka mbete vetëm kjo datë që flitet për dramaturgjinë shqipe. Pak ka drama shqipe që janë inskenua. Mendoj që Teatri në Kosovës duhet që të jetë i lidhur me dramën shqipe, vëmendje kah drama shqipe nënkupton një teatër të avancuar. Drama shqipe ka tema që na preokupojnë”, tha ai.

Aktori Kabashi ka falënderuar MKRS-në që “po e mbanë gjallë këtë konkurs”.

Rinor Vitia i cili zuri vendin e tretë, u shpreh i lumtur me këtë çmim, teksa konkurrencën e ka parë shumë të madhe këtë vit.

Të ngjashme