Modeli “kreativ” i drejtorit të Shpend Ahmetit për mbulimin e gropave (Foto)

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 12:45 | Nga

Komuna e Prishtinës ka filluar të mbulojë gropat në kryeqytet.

Drejtori i Shpend Ahmetit, Gëzim Mehmeti ka zbuluar një metodë të re se si ti mbulojë gropat kryeqytet, të cilat janë më qindra.

Kompanitë e kontraktuara nga Komuna nuk po i mbulojnë ato me asfalt, por më kubëza të betonit. Kësisoj, asfalti po duket i shëmtuar e po merr pamje të shtegut për këmbësorë.

Janë rreth 1000 gropa të hapura në kryeqytet. Kështu ka thënë vetë drejtori i Investime kapitale dhe menaxhimit të kontratave, në Komunë e Prishtinës, Gëzim Mehmeti. Drejtori Mehmeti kishte thënë para pakë ditëve në Asamblenë e Prishtinës se në këtë numër hynë të gjitha intervenimet në rrugë që Komuna do ti bëjë në këtë pranverë, siç janë gropat, të qarat, rregullimi i pusetave, etj.

Ndërkohë mbulimi i gropave ka filluara para pakë ditëve. Komuna e Prishtinës ka publikuar disa fotografi të intervenimeve në ueb-faqen ‘Platforma digjitale’, të cilat mund ti shihni më poshtë:

12367

Të ngjashme