Modeli qeverisës i LVV-së me kunetër e balldëska!

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 09:20 | Nga Hisen Berisha

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) mori shumicën e votave duke u zotuar për një model qeverisjeje me duar të pastra, që premtonte t’i jepte fund korrupsionit dhe praktikave të këqija të qeverisjes së kaluar.

Por gjatë gjithë mandatit të tyre, qeveria e LVV-së ka prodhuar vetëm skandale dhe veprime korruptive që kanë zhgënjyer qytetarët dhe kanë dëshmuar se retorika e tyre ishte vetëm një fasadë.

Një nga skandalet më të mëdha u shfaq nga Kryetari i Gjilanit, i cili pa asnjë ndrojtje pranoi publikisht praktika korruptive dhe mashtruese. Ky qëndrim arrogant dhe mungesa e pendesës është dëshmi se krimi i organizuar, nepotizmi dhe korrupsioni janë bërë normë në këtë qeveri.

Kjo është edhe më e qartë në mënyrën se si familjarët e afërt, si kunatat dhe balldashkat, trajtohen si të privilegjuar dhe përjashtohen nga çdo standard etike apo kritike.

Me subvencione dhe grante që shpërndahen vetëm për të afërmit dhe të përzgjedhurit e partisë, punësimet nepotike e diskriminuese, LVV po dëshmon se modeli i saj i qeverisjes nuk është as i pastër dhe as transparent.
Përkundrazi, janë instaluar pikërisht praktikat që dikur kritikonin, duke treguar se ndryshimi i premtuar ishte vetëm një iluzion për të kapur pushtetin.

Ky është një turp, për një qeveri që pretendonte se do të sjellë drejtësi dhe transparencë në institucione. Besimi i qytetarëve është tradhtuar, dhe LVV, në vend të duarve të pastra, po udhëheq me një model nepotist dhe klientelist që shkel çdo parim të drejtësisë dhe barazisë.

Të ngjashme