Në shtator të vitit të kaluar, Prive pati publikuar ekskluzivisht disa foto, ku shihet Roberti nën shoqërinë e një vajze në një resort të Turqisë, “Adam&Eve”.
Doli që vajza të ishte modelja Jess Kadiu dhe Roberti ishte i shpejtë që të reagojë duke thënë se ishin një shoqëri e madhe në Turqi, që po punonin në një projekt – përfshirë këtu Big Mama dhe Rina Balaj.
Sidoqoftë, modelja Jess Kadiu ka edhe anën e saj për të ndarë, të cilën e bëri pikërisht sot, në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo përveç se pranon që ishte në lidhje me Robertin, flet edhe për dhimbjen që i ka shkaktuar kjo lidhje “sekrete”.
Më poshtë postimi i saj i plotë:
“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishëm. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete. Jam totalisht dakord që lidhjen të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë.”