Mogerini paralajmëron Maqedoninë

Prishtinë | 23 Kor 2017 | 11:42 | Nga

Çështjet kryesore të cilat u diskutuan në takimin mes Përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe ministrit grek të punëve të jashtme Nikos Kosias ishin Turqia, Qiproja dhe kontesti i emrit të Maqedonisë.

Pas takimit, i cili u zhvilluar në Athinë, Mogerini e theksoi rëndësinë e integrimit të rajonit të Ballkanit në familjen evropiane.

Ajo shprehu besimin se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë mundësi dhe progres në bisedimet mes Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit.Në anën tjetër, diplomati grek potencoi se e mbështetë integrimin e Maqedonisë në Union, por pasi të zgjidhet cështja e emrit kushtetues të Maqedonisë.Ai tha se, zgjidhja do të jetë më e lehtë në krahasim me të kaluarën, kjo për shkak të ndryshimit të qeverisjes në këtë shtet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme