Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini dhe komisari i Lartë për Zgjerim Johanes Hahn kanë deklaruar se “gjenocidi në Srebrenicë është plagë e hapur në zemër të Evropës”.
Sipas një deklarate të përbashkët, para 23 viteve “është shkruar njëra nga faqet më të errëta të historisë sonë”.
“Në ditën e shënimit të 23 vjetorit të masakrës mendimet tona janë me familjet që kanë vuajtur dhe kanë humbur familjarët. Detyra e Evropës dhe bashkësisë ndërkombëtare është që të kujtojë se tragjedi të tilla, turp për njerëzimin më nuk duhet të ndodhin”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Mogherinit dhe Hahnit.
Në qendrën memoriale në Potoçari sot mbahet një mbledhje komemorative me rastin e 23 vjetorit të tragjedisë në Srebrenicë.