Shefja për politikë të jashtme Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë mbrëmë në Beograd se të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të përmbushen përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Këtë deklaratë ajo e bëri pas takimit me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Unë jam e sigurt për angazhimin e Presidentit, si dhe vetë Qeverisë. Edhe kësaj radhe kemi diskutuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, kemi një fazë të re që synon arritjen e qëllimit dhe këto janë marrëveshje ligjore detyruese. Ne gjithashtu diskutuam zbatimin e marrëveshjes së arritur më parë, dhe unë do të doja të theksoja këtu, sikurse kam bërë më parë në Prishtinë, në Beograd dhe në Bruksel, se ekziston nevoja për të zbatuar të gjitha marrëveshjet”.
”Është koha për t’i zbatuar ato! Duke përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë si dhe marrëveshjeve të energjisë – shtoi Mogerini dhe theksoi se kjo është një bazë e besueshme për punën e mëtejshme në fazën e re të dialogut.
Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se çështja e Kosovës është më e rëndësishme për të cilën ai tha se është shumë i shqetësuar.
Megjithatë, ai u shpreh bindur se me mbështetjen e kryediplomates evropiane, Federica Mogerini, “mund të shmangim të gjitha vështirësitë, rreziqet dhe pengesat që janë në rrugën tonë”.