Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se lirimi i aktivistëve të kësaj lëvizje nga paraburgimi ndodhi në ditën e lindjes së ish aktivistit, Astrit Dehari, përcjell Klan Kosova.
“Lirohen nga paraburgimi Atdheu, Egzoni dhe Frashëri. Pikërisht sot, në ditëlindjen e Astrit Deharit, kur ai do të duhej të ishte në mesin tonë duke festuar ditëlindjen e tij”.
“Kjo përndjekje e montuar politike ndaj aktivistëve tanë duhet dhe do të përfundojë duke i sjellë para drejtësisë ata që padrejtësisht arrestuan aktivistët dhe si pasojë na e morën Astritin”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.