Dardan Molliqaj nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, ka reaguar pas deklaratës së Kujtim Gashit nga LDK, i cili kërkoi të tregohet me emër kush nga kjo parti i ka quajtur terroristë aktivistët e VV-së.
Ai tha se deputetja Besa Gaxherri, por edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, disa herë i kishte quajtur terroristë aktivistët e VV-së, raporton Ekonomia Online.
“Ekzistojnë emrat nëse po i dëshironi emrat njëri është Besa Gaxherri. Po ky Kuvend ka diskutuar për rastin e sulmit ndaj Kuvendit dhe Frashëri e tha drejtë kur Gjykata nuk po ju kryen punë po ndaleni e s’po folni e kur po ju kryen punë po folni”, ka thënë ai.