Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arrestimi të dy aktivistëve të saj, Frasher Krasniqi dhe Zgjim Hysenaj, gjatë një aksioni të mbajtur kundër deklaratave të Lajçak.
Ai e ka quajtur të papranueshëm veprimin e Policisë së Kosovës, duke kërkuar lirimin e tyre.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.
Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.