Molliqaj kërkon përgjegjësi penale për Mentor Shalën

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 15:34 | Nga

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj, drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala. Ky i fundit përmes një statusi në ‘facebook’ kishte akuzuar Molliqajn për vrasje, ekzekutime, konflikt, hudhje bombash etj.

Molliqaj , Shalën e ka quajtur servil të pushtetit dhe shpifës ndaj akuzave të aktivistëve të Vetëvendosjes.

Për më shumë mund të lexoni reagimin e plotë të Dardan Molliqaj

Drejtori i RTK-së, Mentor Shala si servil i pushtetit dhe i braktisur në planin e tij për ta akuzuar Vetëvendosje-n, sërish ka përdorur gjuhë akuzuese e shpifëse për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje , këtë herë kundër meje.

Pasi pushteti po dështon që ta montojë procesin kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Shala vazhdon të gënjejë i vetmuar në këtë luftë të pandershme. Si në kohën kur lëshonte komunikata në emër të menaxhmentit dhe keqpërdorte hapësirën publike për t’i akuzuar pa asnjë provë aktivistët e Vetëvendosje-s, ai po vazhdon të shpifë për sulme të cilat Vetëvendosje  nuk ka asnjë lidhje. Unë e ftoj prokurorinë që ta trajtojë si shpifje deklaratën e tij dhe të kërkojë përgjegjësi penale ndaj këtij shërbëtori besnik të pushtetit i cili nuk po dorëzohet nga kjo betejë prej së cilës edhe vetë pushteti po tërhiqet. E vërteta, që e ka mposhtur ekipin montues të rastit që akuzonte për terrorizëm, do ta mposhtë edhe këtë sharlatan insistues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme