Ish-Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka sqaruar për herë të parë publikisht në Zona e Debatit në Klan Kosova se cilat sipas tij, janë dallimet mes tij dhe Albin Kurtit.
I pari që Molliqaj e ka përmendur si dallim mes të dyve është ajo se si ata e shohin Vetëvendosjen sot.
“E di cilat janë dallimet e mia politike, kam pasur mundësi në forume t’i shprehë disa prej tyre, p.sh, dallim mes meje dhe z. Kurtit është se ku është dhe çfarë organizate duam sot, e jo çfarë organizate kemi dashur”.
“Dhe dallimi jonë është, sipas meje, është që unë besoj se Vetëvendosja nuk mund të jetë Vetëvendosja e njejtë kur ndryshojnë rrethanat dhe unë besoj se Vetëvendosja ka evoluar, herë mirë e herë keq, në rrugën e saj politike”.
“P.sh ne deri në vitin 2010, nuk kemi marrë pjesë në zgjedhje, më pas kemi vendosur që të marrim pjesë, dhe mendoj se kemi bërë mirë, kjo ka qenë ndërrim i qëndrimit tonë”.
“Dallimi është që me rritjen e Vetëvendosjes, me bërjen e Vetëvendosjes forcë politike serioze në Kosovë, dhe kjo për mendimin tim bëhet në dy momente, VLAN-i, ku Vetëvendosja tregon se mund të bashkëpunojë me forca tjera politike, dhe u kuptua se Vetëvendosja nuk janë ekzkluziv dhe përjashtues, dhe e dyta bashkëpunimi opozitar me AAK-në dhe Nisma-n”.
“Kur kam dalë nga burgu, kam diskutuar me z. Kurtin dhe kam thënë se Vetëvendosja duhet tash të ecë tutje dhe të kalojë prej një organizate avangarde në një organizatë politike, qoftë ajo parti politike ose lëvizje, por duhet të bëjmë një transformim”.
“Ne kemi procesverbale, kemi video të Këshillit të Përgjithshëm që kemi thënë se Vetëvendosja do të merr përgjegjësi dhe kjo është çka unë besoj”.
Molliqaj: Nuk është mirë të gjuhemi në medie, jam gati për debat
Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se është gati të debatojë me të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes për problemet në parti.
“Jam gati me secilin anëtarë të Vetëvendosjes të debatojë për Vetëvendosjen – tash pasi ata e iniciuar debatin”, kështu ka thënë Molliqaj në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
“Tash nuk duhet me ju ik debateve, unë jam gati edhe ata duhet të jenë gati”.
“Nuk është mirë të gjuhemi në media, por të ulemi dhe të diskutojmë shtruar”.
“Vetëvendosjen sot s’ka as shërbim, as media që e shkatërron, Vetëvendosjen e prishi unë Albini e të tjerët, ajo rrezikohet nga ne”.
Molliqaj e krahason Vetëvendosjen me UÇK-në
Ish-Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj në Zona e Debatit në Klan Kosova ka listuar disa prej atyre që ai i ka cilësuar si dallime mes tij dhe Kurtit.
Molliqaj ka thënë se ai beson se Vetëvendosja duhet të ndryshojë varësisht prej rrethanave, derisa sipas tij, Kurti ka shprehur tendencë që Vetëvendosja të kthehet në “rrënjët e saj”.
“Çfarë kam parë prej Kurtit është fundamentalizëm politik, kthim tek rrënjët e Vetëvendosjes, edhe në metodën e punës, edhe kthim të njerëzit. Unë mendoj se Vetëvendosja ka ecur, është zhvilluar”.
“Unë e shoh nevojë për siguri absolute, kthim te rrënjët ku do të jepte shumë më shumë siguri Vetëvendosjes, mendoj se kjo është e panevojshme sepse organizatat ecin përpara”.
“Kam qenë pjesë e Vetëvendosjes prej qershorit të vitit 2005, jam takuar me z. Kurtin dhe pastaj kam marrë pjesë”.
“Unë besoj se ne kemi pasur një udhëheqje qendrore që unë jam bërë pjesë e saj në vitin 2006 me kërkesën e z. Kurtit dhe kemi qenë në përgjithësi 10 vetë. Ka qenë lojalitet, besueshmëri”.
“Z. Kurti nuk e ka deklaruar por kam parë se kjo është tendenca e tij, nëse e shihni edhe sot, njerëzit që e përfaqësojnë Kurtin janë nga gjeneza, por Vetëvendosja na ka kaluar të gjithë, edhe Kurtin, edhe mua, edhe Visarin, edhe të gjithë”.
“Kam thënë se UÇK-në e ka nisur një grup i njerëzve, ka pasur komandantë, shtab por në një moment e ka kaluar efektin e njerëzve, është bërë e popullit”.
“Njejtë besoj se edhe Vetëvendosja është e qytetarëve të saj, prandaj ndihem përgjegjës me prish ose jo”.
“Kthimi tek rrënjët është regresion”.
Molliqaj ka thënë se dallimi i dytë mes tij dhe ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit është metoda.
“E dyta besoj se dallimi i joni është edhe çështja e metodës, edhe metodës së ndërtimit të organizatës edhe komunikimit brenda”.
“P.sh. Kurti beson se duhet të kemi pikënisje gjerësinë, që duhet të bëjmë skanimin e një fshati e të gjitha, pastaj të krijojmë strukturën e partisë”.
“Unë besoj se struktura e partisë, duhet të punojë me njerëz që kanë vullnet dhe gatishmëri dhe ata të ndërtojnë strukturën”.
“Unë nuk kam bërë asgjë vetë në Vetëvendosje dhe nuk jam më meritor se të tjerët”.
Molliqaj: Kurti ka menduar se kam pretendime për të qenë kryetar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka treguar se problemi brenda kësaj lëvizjeje ka nisur në tetorin e vitit 2016.
“Dallime në VV ka pas gjithmonë, mes njerëzve, figurave, forumeve dhe niveleve. Problemi ka filluar në tetor të vitit të kaluar. Nuk mendoj që ka nisur në mënyrën e duhur. Diskutimi ka filluar mes Albin Kurtit dhe disa prej nesh, mbi disa sjellje tona në kuptimin e një leximi që bënte të një transformimi të disa prej neve në këtë çështje”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.
“Kam menduar se është diskutim që mund ta bëjmë mirë, drejt, bashkë. Normalisht nuk jam pajtuar. Ka filluar si diçka normale si pikëvështrim për një çështje. Ka nisur me mosbesimin e Albinit se ne mund të fitojmë zgjedhjet. Unë kam besuar se mund t’i fitojmë zgjedhjet, pasi e kam thënë në të gjitha forumet dhe mediat. Albini ishte i shqetësuar dhe shumë mirë që ka qenë”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka thënë se pas këtij debati kanë filluar sulmet ndaj tij.
“Sulm që unë nuk e bëjë ndaj akujt, as ndaj kundërshtarëve të m’i politikë. Më vonë kam kuptuar që nuk është e vërteta krejt që thuhet në takim. Derisa insistonin se problemi është organizativ. Kërkoja të sqarohem se pse thonë që Dardani është bërë mikroborgjez. Ishim në kulmin e sakrificës së VV dhe partive tjera opozitare”.
“Insistoja se problemi nuk po diskutohet sinqerisht. Një prej shqetësimeve të Kurtit që mua nuk ma ka thënë, por tjetër kujt, se ai mendon që unë kam pretendime për të qenë kryetar i lëvizjes”, ka thënë ai.
“Për këtë jam gëzuar sepse kam menduar se është zgjidhur problemi. Për këtë e kam takuar të nesërmen Albinin dhe i kam thënë se është dashur të ma thuaje mua dhe s’ka pas nevojë që kjo çështje të mos diskutohet hapur”.
Molliqaj ka treguar se i ka thënë Kurtit që nuk e sheh veten në krye të partisë.
“I kam thënë se përveç teje shoh edhe 3-4 veta tjerë që mund të jenë para meje. Kur më ka thënë se ka dyshim të motivet dhë qëllimet, i kam thënë se është ky problem serioz – kontestimi i qëllimeve të mia”.
“Kurti insistonte që kjo çështje të diskutohej. Kjo erdhi duke u rritur valë-valë dhe erdhën zhvillimet tjera. Sot mendoj se çështja është politike, ai nuk ka diçka personale me mua. Nuk besoj që ka ndonjë problem tjetër me mua, përveç problem politik. Nuk besoj se zoti Kurti ka problem personal me të, sikur që unë s‘kam problem personal me të. Jam rritur me të dhe kam mësuar shumë nga ai”, ka thënë Molliqaj ndër të tjera.
Molliqaj: Gjuha e Dërgutit e papranueshme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë gjuha e Aida Dërgutit për të është e papranueshme, por se publikimi i mesazheve nuk është problemi kryesor në Vetëvendosje.
“Është e papranueshme gjuha e Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit”, ka thënë Molliqaj në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
“Unë asnjëherë nuk e kam ofenduar asnjë nga aktivistët e Vetëvendosjes, kush do që ka ndonjë ofendim nga unë i lutem ta publikojë”.
“Vetëm nëse një fjalë ofenduese del, atëherë unë automatikisht kërkoj falje dhe nuk merrem me jetën publike”.
“Por nuk mendoj se duhet ta diskutojmë kush i publikoi – ai nuk është problemi kryesor”, ka thënë Molliqaj.