Një qeveri që fillon me shantazh do të vazhdojë si e tillë. Njëjtë një opozitë që i nënshtrohet sot shantazhit, do t’i nënshtrohet vazhdimisht”.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Mollqiaj, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti ka shantazhuar me ligj për ta bërë Vjosa Osmanin presidente.
Sipas tij, nëse zgjidhet Osmani presidente, atëherë shantazhi i Kurtit ka pasur efekt.
“Shantazhi dhe kërcënimi janë mjete për të arritur qëllimin e shatazhuesit”.
“Shantazhin nuk e bënë të tillë realizimi i tij, por potenciali i realizimit të tij. Dhe kur qëllimi arrihet, pa u realizuar shantazhi, atëherë i bije që ky i fundit ka pasur sukses”.
“Kurti shantazhoi me ligj, për ta bërë Vjosën presidente. Kurti po tërhiqet nga ligji sepse ky ishte vetëm shantazh. E nëse i zgjedhet presidentja atëherë shantazhi ka pasur efekt”.
“Prandaj kushdo nga opozita që qëndron në sallë për zgjedhjen e presidentes, e ka pranuar shantazhin e Kurtit dhe i është nënshtruar atij”.
“Një qeveri që fillon me shantazh do të vazhdojë si e tillë. Njëjtë një opozitë që i nënshtrohet sot shantazhit, do t’i nënshtrohet vazhdimisht