Molliqaj thotë se Zgjim Hyseni është intervistuar nga Policia, pas aksionit kundër Speciales

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka ftuar për intervistim anëtarin e PSD-së, Zgjim Hysenin, lidhur me aksionin e javës se kaluar para zyrave të EULEX-it, kundër Gjykatës Speciale.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke e quajtur absurde këtë veprim.

Postimi i plotë

PSD ka zhvilluar një aksion simbolik javën e kaluar. Shkuam tek zyrat e Dhomave të Specializuara në Prishtinë për të protestuar rreth vazhdimësisë së punës së tyre në kushte të mungesës së mandatit. Asgjë nuk ka ndodhur, aksioni është kryer pa asnjë incident.

Absurd dhe disi i pabesueshëm aktivizimi i Policisë së Kosovës për ta ftuar në intervistë Zgjim Hysenin. Ai është ftuar thjesht sepse ka dhënë prononcimin medial për ta treguar mesazhin e aktivitetit. Aksione të ngjashme përpara institucioneve tjera kemi zhvilluar tash sa kohë. Por ndjekje nuk kemi pasur, sepse nuk ka pasur arsye. Nuk dua të besoj që në çfarëdo forme kjo është trysni nga Gjykata Speciale. Nga kjo e fundit edhe do ta prisja, por institucionet e Kosovës nuk mund të bëhem zbatuese arbitrare të disiplinimit të qytetarëve që flasin e shkruajnë kundër kësaj Gjykate.

Të ngjashme