Momenti kur Avni Llumnica nxirret me dhunë nga Gjykata pasi dënohet me 12 vjet burg

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 10:30 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që Avni Llumnica i akuzuar në rastin “Syri i Popullit” të dënohet me 12 vite burg, ky i fundit ka kundërshtuar këtë masë, ndërkaq, policia e ka nxjerrë me dhunë nga seanca, raporton Ekonomia Online.

Gjykata Themelore në Prishtinë  ka marrë vendim për të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, ndërkaq, Avni Lluminca sipas këtij vendimi është dënuar me 12 vjet burg, Sadri Rambaja me 5 vjet, Ragip Sallova 4 vjet, Bajrush Konjusha 3 vjet, Halim Halimi 3 vjet, Rexhep Topllana 2 vjet dhe Behxhet Lluzha 2 vjet.

Për Murat Jasharin ndërkaq Gjykata ka vendosur 10 vjet trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Akuza është refuzuar për Sabit Berishën dhe Lirije Luzhën.

Në rastin “Syri i Popullit” kishin dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Të ngjashme