Monaco konfirmon ofertat për Mbappen, thotë se s’ka marrëveshje

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 15:38 | Nga

Real Madridi dhe Manchester City kanë marrë hapa konkret për transferimin e Kylian Mbappes, por zëvendëspresidenti i Monacos ka thënë se asnjë marrëveshje nuk është afër finalizimit.

Vadim Vasilyev ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje me Real Madridin, ndërsa shpreson që 18 vjeçari do të mbetet me kampionin e Francës, transmeton Koha.net.

Pasi shënoi 26 gola në të gjitha garat, përfshirë 6 në Ligën e Kampionëve, Mbappe është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në këtë afat kalimtar.

“Ju siguroj se nuk ka marrëveshje me asnjë klub. Kemi oferta shumë të rëndësishme për Mbappen. Ai është talenti më i madh në botë. Por, jemi duke diskutuar renovimin e kontratës me të, shpresoj se ai do të qëndrojë”, është shprehur ai, raporton Goal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme