Alisson Becker nuk do të largohet nga Roma, sipas Monchit.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka mohuar spekulimet se portieri Alisson Becker do të largohet nga klubi.
Braziliani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në sezonin e fundit duke zgjuar interesim nga klube të njohura evropiane përfshirë Real Madridin dhe Liverpoolin.
Por, Monchi ka insistuar se Alisson do të luajë për Romën edhe në sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”.
“Alisson? Nëse largohet do të jetë vetëm për shkak se unë jam kthyer për të luajtur si portier. Kjo është e vetmja mundësi, por nuk e di nëse jam i gatshëm ta bëj”, u shpreh Monchi.