Alvaro Morata duket së në sezonin e ardhshëm do të luajë në Stamford Bridge. Mediat britanike raportojnë se sulmuesi i Real Madridit është shumë pranë që t’i bashkohet Chelseat.
Edhe pse Blutë janë favoritë kryesorë për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon, atyre do t’u nevojiten lojtarë për të konkurruar në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Në ndërkohë, e ardhmja e Diego Costas është e pasigurt, pasi ai po merr oferta marramendëse nga klubet kineze. Prandaj Conte e ka në krye të listës Moratan së bashku me sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.
Sipas mediave spanjolle, Reali i ka ofruar kontratë të re Karim Benzemas dhe kjo do të thotë se Morata mbetet sërish në plan të dytë në Santiago Bernabeu.
24-vjeçari u kthye në verën e kaluar te Los Blancos pas dy sezonesh te Juventusi (ku ka punuar me Conten), pasi klubi spanjoll e shfrytëzoi klauzolën për riblerjen e tij.
Mediat britanike, nga ana tjetër, spekulojnë se tashmë ekziston edhe marrëveshja paraprake për transferimin e Moratas te Chelsea.