Atlanta United ka përgatitur një lëvizje për të transferuar sulmuesin spanjoll Álvaro Morata nga Como.
Sipas Mundo Deportivo, klubi i MLS-së ka kthyer vëmendjen te Morata pasi Romelu Lukaku zgjodhi transferimin në Turqi.
Megjithatë, transferimi nuk është i sigurt. Morata mund ta refuzojë ofertën e Atlanta United nëse trajneri i Comos, Cesc Fàbregas, llogarit në të për sezonin e ri.
Vendimi për të ardhmen e sulmuesit spanjoll pritet të varet në një masë të madhe nga planet e Fàbregasit dhe roli që ai do t’i ofrojë Moratas në skuadër.