Morena Taraku prezanton vilën e saj luksoze në Stamboll

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, tash e sa kohë është zhvendosur për jetesë në shtetin turk.

Ajo po jeton në Stamboll, ku po zhvillon të gjitha aktivitetet e saj muzikore, njashtu dhe ato të modelingut.

Morena është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat është thuajse çdo ditë aktive.

Së fundmi, taraku ka publikuar në InstaStory një fotografi, përmes së cilës ka prezantuar vilën e saj luksoze në Stamboll.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur se ky është ambienti në të cilin ajo ka investuar për të jetuar tash e tutje.

Nga pamjet, vila duket vërtet luksoze, dhe nuk i mungon një pishinë dhe hapësirë e bollshme në ambientin e jashtëm për rekreacion.

Morena përndryshe njihet për jetën e saj luksoze që bën, të cilën nuk heziton që ta ekspozojë edhe nëpërmes rrjeteve sociale.




Fjalë Kryesore:

Të ngjashme