Pavarësisht përkeqësimit të situatës dhe shpërthimit masiv të koronavirusit, shumë persona vijojnë të mos e marrin seriozisht virusin që po merr jetë çdo ditë. Duket se është pikërisht ky fakt që po ndihmon COVID-in të përhapet më me lehtësi.
Mungesa e një vaksine dhe heqja e masave shtrënguese në mbarë botën gjithashtu po ndihmon në shpërthimin e koronavirusit në shumë vende.
Ekspertët dhe mjekët në mbarë botën po bëjnë thirrje të vazhdueshme për distancim social, higjienë maksimale dhe mbajtje të maskës në ambientet e mbyllura, por duket se këto këshilla kanë rënë në vesh të shurdhër.
Me një apel të fortë ka ardhur edhe aktorja e famshme Charlize Theron, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për mbajtje të maskës. Ajo ka pozuar me një maskë dhe përbri fotos shkruan: “Mos u bëj gomar, vëre atë dreq maske”.
Deri më tani në të gjithë botën rezultojnë 13.666.118 të infektuar dhe 586.174 të vdekur.