Mos u bëni të marrë! Shqipëria nuk varet prej nesh, ne varemi nga Shqipëria

Prishtinë | 11 Kor 2024 | 23:56 | Nga Berat Buzhala

– Në Vlorë po ndërtohet një aeroport ndërkombëtar, që i mundëson edhe fluturimet transatlantike;

  • Në Palasë, afër Dhrmisë, po ndërtohen 7 hotele me pesë yje, përfshirë brendet me të famshme botërore;
  • Në Vlorë po ndertohet nje shëtitore rreth 30 kilometra e gjatë, që shkon deri në Orikum;
  • Në Sarandë gjuha qe e dëgjon më se paku është gjuha shqipe, kurse turistët e vendeve skandinave, ata më të pasurit në botë, janë turistët me numrin më të madh. Qindra mijëra prej tyre kane blerë edhe banesa.
  • Në Aeroportin e Rinasit po fluturojnë mbi 1 milion njerëz në muaj;
  • Buxheti i Shqipërisë është rreth 7 miliard edhe njehere me i madh se i Kosovës, ndonese Shqiperia ka me shume se Kosova vetem rreth 900 mije banorë;
  • Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe anëtarësimi i saj ne BE është çështje 5-10 vitesh;
  • Shqipëria është aleati kryesor i Amerikës ne kete pjesë të Ballkanit, edhe ate pa marrë parasysh cila parti e ka pushtetin atje.

Në anën tjeter, ka njerëz te marrë në Kosovë që mendojnë se turizmin ne Shqipëri e mbajme ne gjallë. E para, ne kurrë në Shqipëri nuk kemi shku në deti për arsye patriotike, por sepse ka qenë lirë dhe sepse të shumtën e rasteve jemi monolingualë, na ka ardhë më lehtë me u kuptu – posaçërisht në Shëngjin, Golem e Velipojë. Sa me afër BE-se, sa më e forte ekonomikisht, aq me shtrenjtë ka me qenë Shqipëria. Mos besofshi shkoni deri ne Kroaci. Normalisht qe ka me kushtu pak ma shtrenjte kur ne shezllonin tjeter eshte Kasperi nga Oslo, e jo Shabani nga Çabiqi, a Deda nga Zllakuqani.

Mos u bëni të marre, tashmë Shqipëria nuk varet prej nesh. Ne varemi nga Shqipëria.

Ah, po. Ne Shqiperi ka krim dhe korrupsion, siç ka ne cdo vend tjeter. Madje eshte endemik, por fatbardhesisht tash Shqiperia e ka edhe SPAK-un, qe po i heton, po i arreston, e shume edhe po arratisen.

Do me thane, si i bëmë dy plazha ne liqenin e Ujmanit, po mendojme qe tash s’kena nevojë për askënd 🤣.

Ikni atje more hajvana!

Të ngjashme