“Mos u merakos ti për këtë punë” Konjufca i kthen përgjigje Zemajt të LDK-së, si Esati i Tiktok-ut

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 13:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përderisa po bëhej gati votimi për të miratuar Raportin për vitin 2021 të Komisionit të Pavarur të Mediave, Konjufca ka gjetur kohë, ta lëshojë një batutë e cila ka shkaktuar shumë të qeshura në Kuvend.

Armend Zemaj i LDK-së, siç duket pa mikrofon i thoshte Konjufcës se po bëhet presion ndaj deputetëve, derisa Konjufca në arsyetim e sipër, me shkas e përdori një fjali të famshme e cila u bë e tillë në rrjetin social Tiktok.

“Mos u merakos ti për këtë punë” i tha Konjufca deputetit Zemaj derisa po e arsyetonte procedurën e votimit.

“Ky z. Zemaj nuk është kurfarë presioni. Këtu kemi me votu tri herë ndaç me ditë, dhe herën e parë e krytëm tash kalojmë në herën e dytë. Mos u merakos ti për këtë punë. Ulu n’rregull jem” pas kësaj fjalie deputetët u ndalën së foluri për një moment, për tu “shkrirë” së qeshuri me batutën e Konjufcës.

Ndryshe, 62 deputet kanë votuar, 58 kundër 2 për dhe 1 abstenim, dhe kështu nuk u miratua Raporti i Komisionit të Pavarur i Mediave për vitin 2021

Të ngjashme