Moska i reagon Washingtonit për furnizimin e Kosovës me pajisje ushtarake

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e takimit në mes të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe atij rus, Vladimir Putin, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i ka reaguar Washingtonit zyrtar, duke thënë se janë të shqetësuar me armatosjen e Kosovës nga Amerika.

“Ne jemi duke pranuar me ankth raportet e furnizimeve me pajisje ushtarake të Kosovës nga ShBA-ja.  Amerika në këtë mënyrë do të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Rusisë të publikuar dje.

Tutje nga Moska shtojnë se ndihmesa e Kosovës për rritjen e ushtrisë është një shkelje e Rezolutës 1244.

Të ngjashme