Moslirimi i pronës nga AKP-ja mban peng projektin e Çarshisë së Vjetër në Prishtinë

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 09:50 | Nga

Realizimi i projektit milionësh Çarshia e Vjetër, të cilin Komuna e Prishtinës e ka paraparë ta realizojë përmes partneritetit publiko-privat, ka mbetur peng qe një vit e gjysmë, që kur është projektuar edhe në letër, dhe as nuk dihet se kur do të fillojë së realizuari, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo, për shkak se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ende nuk e ka liruar pronën komunale te Tregu i Gjelbër, ku ky institucion është vendosur që nga paslufta, ani se Komuna e ka njoftuar atë që nga fundi i vitit 2016 se pikërisht aty është projektuar të ndërtohet Çarshia e Vjetër.

Tani, drejtues të Komunës së Prishtinës kanë thënë se nuk kanë hequr dorë nga realizimi i këtij projekti, por se janë në pritje të lirimit të pronës nga AKP-ja dhe zyrtarë të këtij institucioni nuk kanë dhënë ndonjë afat se kur do ta lirojnë këtë parcelë komunale.

Adonis Tahiri, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë se Komuna nuk ka hequr dorë nga projekti i Çarshisë së Vjetër që është planifikuar të realizohet në këtë pjesë të qytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme