Mosmarrëveshje gjatë vozitjes, përdoren armë

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 13:12 | Nga

Njësitë policore janë duke e hetuar një rast gjatë të cilit janë përdorur armë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:50 në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje gjate vozitjes mes dy vozitëseve të panjohur, ka ardhur deri te të shtënat me armë zjarri.

Pastaj të dy veturat janë larguar në drejtim të panjohur, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme