Dy familje janë përleshur mes vete duke përdorur edhe armë zjarri, ngjarje e cila ka ndodhur të enjten rreth orës 18:45, në Mitrovicë.
Në raportin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, thuhet se janë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet H.G, 55 vjeçar dhe F.T, 17 vjeçar, ku më tej sqarohet se i dyshuari i parë me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën.
“Dje në orët e pasdites, më 3 qershor 2021, rreth orës 18:45, Policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion për të shtëna me armë të zjarrit në rrugën ‘Lumi’ në Mitrovicë. Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja, dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasoj e një mosmarrëveshje në mes dy familjeve, të cilët janë involvuar në rrahje. Nga policia janë arrestuar dy persona të dyshuar H.G., 55 vjeçar dhe F.T., 17 vjeçar, ku i dyshuari i pare me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport thuhet se viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe për mjekim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë.
Tutje në raport, bëhet e ditur se te i dyshuari është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek.
“Kurse te i dyshuar i dytë i mitur është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar si provë materiale. Në vend të ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve rajonale se bashku me prokurorin e shtetit”, bëhet e ditur në raport.
Ndërkaq tutje në raport, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti ‘Vrasje në tentativë’ dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’, ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave ju caktohet masa e ndalimit policor.