Dje pasdite në Komunën e Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar një person.
I njëjti pas një mosmarrëveshje pune, ka sulmuar fizikisht viktimën.
Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.