Mossigurimi i hapësirave në QKUK ka vonuar me vite aparatin e ri për sëmundjet e zemrës

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 08:22 | Nga

Rreth dy vjet nuk i kanë mjaftuar shtetit të Kosovës që të adaptojë një sallë për vendosjen e një angiografi, aparaturë kjo që përdoret për trajtim të sëmundjeve të zemrës.

Ndonëse është kontraktuar në tetor të vitit 2015, angiografi i ri pritet të sillet në Kosovë tek në gusht të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fillimisht kishte pasur vonesa në Kuvend në ratifikim të marrëveshjes për kredinë që ka mundësuar blerjen e tij, që ka ndodhur në gusht të vitit 2016, e tani ka vonesa pasi që QKUK-ja ende nuk ka arritur që të sigurojë hapësirën për vendosjen e tij.

Kjo për faktin se ka pasur vonesa në procedurën tenderuese për projektimin e hapësirës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme